Man Utd nuk është në shitje

Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 18:38
Familja Glazer nuk planifikon ta shesë Manchester Unitedin. Amerikanët kontroversë kanë insistuar se nuk duan të largohen nga Old Trafford, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth shitjes së klubit.
Më herët gjatë javës thuhej se familja mbretërore e Katarit ka ofruar 1.8 miliardë funte për liderin e Premierligës.
Por, një zëdhënës i Glazerëve tha: “Bordi ka vërejtur spekulimet rreth ofertës së mundshme për Manchester Unitedin. Por, pronarët mbeten të përqendruar në klub në periudhë afatgjate. Klubi nuk është në shitje”.