E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sturridge do të kthehet në Chelsea

Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 18:36

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti ka insistuar se sulmuesi Daniel Sturridge nuk do të largohet përfundimisht nga klubi gjatë verës. 2

1 vjeçari është aktualisht i huazuar në Bolton, në përpjekje të bëjë më tepër paraqitje me ekipin e parë. Edhe pse Sturridge ishte zëvendësues në Stamford Bridge, Ancelotti beson se sulmuesi ka të ardhme në klub.

Sturridge ka realizuar tri gola për Boltonin në po aq ndeshje. “Të gjithë jemi të lumtur sepse Sturridge është futbollist i yni dhe është duke u paraqitur shumë mirë. Shpresoj të shënojë edhe më tepër e pastaj në verë të kthehet te ne”, tha Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›