E Shtunë, 31 Tetor 2026

Didier Drogba, kundër rivalit Fulham

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, do të jetë i gatshëm që të luajë kundër rivalit lokal, Fulham, në kuadër të “League Cup” të mërkurën, pasi është përmirësuar nga gjendja shëndetësore, pas lëndimit të ndodhur muajin e kaluar në ndeshjen e luajtur ndaj Norwichit.
 

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka munguar në fitoret ndaj Sunderlandit dhe Bayer Leverkusenit, si dhe në derbin ndaj Manchester Unitedit, ndeshje të cilën blutë e humbën me rezultatin 3-1.
 

Trajneri Andre Villas-Boas ka thënë se planifikon t` angazhojë lojtarët e ri në këtë garë, si Josh McEachran, Ryan Bertrand, Romelu Lukaku dhe Oriol Romeu, ndërsa të tjerët do të vihen në pozita për t`i fituar ndeshjet dhe për të vazhduar më tej në këtë garë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›