E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, 5 gola nga rekordi i radhës

Ylli argjentinas Lionel Messi është afër një rekordi të ri në fanelën e Barcelonës. Messin e ndajnë vetëm 5 gola nga kalimi i rekordit të ish shulmuesit të Barcelonës, legjendës hungareze Laszlo Kubala.

Hungarezi e mban rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave tek Barcelona me plot 194 gola, ndërsa Messi deri më tani tek Barcelona ka realizuar 189 gola. Kjo do të thotë që vetëm 5 gola e ndajnë Messin për t`u bërë golashënuesi më i mirë i katalonasve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›