E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa ne Spanje pritje per basketbollistet spanjolle

Basketbollistët e kombëtares spanjolle janë pritur si heronj në Madridit, pas fitimit të titullit kampion Europe për të dytë herë radhazi. Mijëra tifozë me flamuj spanjollë kishin mbushur sheshin Callao të Madridit ku lojtarët me në krye kapitenin e skuadrës Juan Carlos Navarro kanë parakaluar me trofeun më të rëndësishëm të basketbollit europian.

Spanja mundi në finale Francë, ndërsa vazhdon të shijojë sukseset e një gjenerate të cilësuar si më e mira në historinë e basketbollit spanjoll. Lojtarë si Navarro, vëllezërit Gasol, por edhe organizatori i skuadrës amerikane të Minesotës, Ricky Rubio kanë ngritur basketbollin spanjoll në majat më të larta. Pas triumfit në kampionatin europian, kjo skuadër shihet si favorite për të fituar edhe medaljen e artë në Lojrat Olimpike 2012, një objektiv ky që ishte shumë afër në Olimpiadën e Pekinit, ku Spanja u mund nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kishte në përbërje yjet e NBA si Coby Bryant, LeBron James dhe Dëyane ëade.

Më parë kampionëve të rinj të Europës iu rezervua një pritje edhe nga kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero, i cili është shprehur se ky sukses ka bërë krenarë të gjithë popullin spanjoll.

Delina Bitraku

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›