Diego do të largohet nga Wolfsburg

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 21:26
Wolfsburg po kalon në momente të vështira, kurse vendimi i mesfushorit kryesor, Diego, mund t’i hapë edhe më shumë plagët e këtij klubi.
Futbollisti brazilian ka vendosur që vetëm pas një sezoni të kaluar në ekipin bardh e gjelbër, të largohet prej aty, shkruan shtypi gjerman.
Ish futbollisti i Werder Bremen dhe i Juventusit nuk dëshiron të jetë pjesë e një ekipi që lufton për mbijetesë. Madje, Wolfsburg rrezikon edhe rënien nga Bundesliga.
Për shërbimet e përfaqësuesit brazilian interesim ka shfaqur ekipi tjetër gjerman, Schalke 04.