E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volejbolli Universiada sportive eshte rikthyer ne Shkoder

I ka takuar sporti i rrjetës qytetit më të parë sportiv të Shqipërisë.

Shkodra, djepi i futbollit, çiklizmit e shumë veprimtarive të tjera të sportit, ka pasur si detyrë që të presë dhe të organizojë turneun e volejbollit të universiteteve shqiptare, publike e private.

Iniciativa e Universitetit të Sporteve të Tiranës, përkrahur edhe nga Ministri e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe e mbështetur personalisht nga kryeministri Berisha, risolli Universiadën edhe në Shkodër, po ashtu si në Korçë dhe Elbasan, ndërsa pritet që përfundimi të jetë në Tiranë.

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” kanë garuar 8 ekipe pjesëmarrëse universitare, ndërsa organizimi është mundësua nga një staf organizativ me në krye koordinatorin Artan Pogoni, përfaqësues i Universitetit Sportiv të Tiranës, por edhe Vjollca Medja, shefe e Departamentit të Edukimit Fizik në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”.

Vlen të përmendet se garat e volejbollit për meshkuj ishin vendosur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ndërsa ato për femra në sallën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›