E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 milionë për Rossin

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 22:02

Barcelona ia ka mësyrë me seriozitetin më të madh të mundshëm Giuseppe Rossit.

Sipas mediave spanjolle, klubi katalunas është i gatshëm t’ia paguajë Villarrealit 30 milionë euro për sulmuesin kryesor të këtij ekipi.

Kurse për sulmuesin italian, Barça ka përgatitur një kontratë pesëvjeçare prej 3 milionë eurosh në vit.

Përfaqësuesi italian e ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në atdhe, por oferta e gjigantit spanjoll dhe botëror mund t’ia ndërronte mendjen atij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›