Real Madrid kunder mallkimit

Vetëm një mallkim është më i madh sesa ky që mbretërorët e Madridit do të përpiqen ta prishin sot. Reali ka 18 vjet që nuk fiton Kupën e Mbretit, kupën e atij institucioni që klubi e mban si emër dhe ndoshta sonte në Valencia ky mallkim do të përfundojë. Me një kusht fare të thjeshtë, nëse e lejon Barcelona. Vetëm mallkimi tjetër i madh, tashmë i arkivuar si rekord negativ, ai në kupën e kampionëve, ka qenë më i madh sesa ky.
Në kupën e kampionëve, sot Champions League, Reali i madh mbeti 32 vjet pa fituar trofeun më të shkëlqyer kontinental të klubeve, mallkim që zgjati nga viti 1966 deri më 1998, që nga finalja e fituar 2-1 ndaj Partizanit të Beogradit për të përfunduar me finalen e vështirë, me suksesin 1-0 ndaj Juventusit.
Një legjendë si Raul Gonzales mund të mburret se ka fituar çdo titull me Madridin, me përjashtim të kësaj kupe. Kapiteni i sotëm, Iker Kasijas, ka fituar edhe me Realin, edhe me Spanjën, trofe që futbollistët spanjollë as nuk do t’i ëndërronin, por kupën e mbretit ende jo. Por, ndryshe nga Raul, të paktën ai ka shpresë ende që ta fitojë, duke nisur nga mbrëmja e sotme.
Gjithsesi, Reali ka edhe një mallkim tjetër, një fatkeqësi sezonale, që i përket vetëm një viti të vetëm, atij 1983, kur doli pesë herë nënkampion, duke përfunduar pas anjë kupë të fituar. Në kampionat u la prapa nga Atletik i Bilbaos, në Kupën e Spanjës u mund nga Barcelona 2-1, në Kupën e Ligës u mund po 2-1 dhe po nga Barcelona, në Kupën e Kupave të Europës u mund 2-1 nga Aberdini i Aleks Fergusonit dhe po ashtu humbi superkupën e Spanjës që ia mori Bilbao.
Të gjitha këto i shkojnë ndërmend madrilenëve që sonte duhet të thyejnë katalanasit në stadiumin “Mestaja” të Valencias, por po ashtu edhe tifozëve të tyre që kanë 18 vjet që presin për ta fituar Kupën e Mbretit.