E Diel, 1 Nëntor 2026

Duka ne Greqi Skemi nevoje per futbolliste qe skane ndjenje kombetare

Lufta për në Euro 2012 do të vazhdojë deri në fund, ndërsa nevojë për njerëz që nuk janë të përkushtuar nuk kemi. Këto janë dy shtyllat e mendimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë dhënë për gazetën greke “Sport Day”, të cilën u pyet edhe për fatin e talenteve shqiptarë në Greqi.

Fitorja 1-0 ndaj Bjellorusisë dhe arritja e vendit të 50-të në renditjen botërore të FIFA-s kanë bërë që Shqipëria të tërheqë edhe më shumë vëmendje dhe për Dukën mrekullia edhe mund të ndodhë.
“Do të luftojmë deri në fund për të shkuar në Euro 2012, - shprehet ai, - fitorja ndaj Bjellorusisë ishte shumë e rëndësishme, ishte hera e parë që i mundëm. Veçse, për kualifikimin duhet të jemi me këmbë në tokë, sepse në grup ka skuadra shumë të forta si Franca apo Bosnjë-Hercegovina”.

Presidenti i FSHF-së rrëfeu për gazetën greke se ka ndërhyrë pranë Federatës Greke dhe pranë UEFA-s që shqiptarët që luajnë në Greqi të cilësohen si komunitarë dhe jo si jashtëkomunitarë, në mënyrë që të kenë më shumë shanse aktivizimi.

Duka tregoi se Federata shpreson të tërheqë sa më shumë të talentuar për t’i pasur në ekipet kombëtare, por preu shkurt se nuk ekziston nevoja për ata që nuk kanë dëshirë. “Ne kemi pasur kontakte me Ninin apo Konen, - ishin fjalët e presidentit, - Nini nuk ka pranuar të luajë për Shqipërinë. Ne kurrë nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi nevojë për lojtarë që nuk kanë ndjenjë kombëtare”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›