Dielli ngroh kryeqytetin... Shumë, madje!

Pas 2 javësh shi, në kryeqytet ka dalë dielli. Dhe çfarë dielli se... Aq i nxehtë dhe aq i mirëpritur sa kanë shpërthyer sfilatat. Njëra në periferi dhe tjetra në qendër të kryeqytetit.
Sfilata e parë ishte vërtetë "vaposëse". Modelet shqiptare kanë sfiluar më veshje të brendshme në Qendrën Tregtare Univers. (fotot e krahut të majtë të faqes)
Një tjetër sfilatë është zhvilluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku shoqata e stilistëve shqiptarë ka organizuar një pasarelë, me rastin e Ditës së Verës.