Drejtoresha e ISSH, Elvana Hana: Karta e identitetit do shërbejë si librezë shëndetësore
Institutit të Kujdesit Shëndetësor pritet të realizojë shmangien e abuzimeve në sistemin farmaceutik, dhe atë spitalor nëpërmjet dixhitalizimit të sistemit. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, Elvana Hana, tha se “kjo lëvizje është e nevojshme për të shmangur abuzimet, në sistemin farmaceutik, të gjithë do të jemi të lidhur në rrejt për të parë kur një bar është shitur, kur skadon, kur kryhet një regjistrim, kur kryhet një vizitë etj”. Sipas saj, dixhitalizimi i shërbimit shëndetësor, i cili është në fazën e tenderimit të softuerit, do të bëjë të mundur që pacientët të përdorin kartën e identitetit, si librezë shëndetësore. “Tani jemi në fazë tenderimi në fund të vitit, nisim me vënien në punë dhe pas një viti pacientet do të përdorin kartën e identitetit si librezë shëndetësore”, sqaron drejtoresha e ISSH.