E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e identitetit, zevendeson librezen e shendetit Sonila Isaku

Kartat e identitetit do te sherbejne dhe si libreza shendetesore, per te gjithe ata qe derdhin kontribute per sigurimin e shendetit te tyre. Kjo do te arrihet vetem pasi te mbaroje procesi i dixhitalizimit te te dhenave shendetesore, nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor.
Nisma
Dixhitalizimi i Sherbimit Shendetesor, i cili eshte ne fazen e tenderimit te softuerit, do te beje te mundur qe pacientet te perdorin karten e identitetit, si libreze shendetesore.
"Tani jemi ne faze tenderimi ne fund te vitit, nisim me venien ne pune dhe pas nje viti pacientet do te perdorin karten e identitetit si libreze shendetesore", ka pohuar drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana. Sipas saj, ky sistem do te beje te mundur lidhjen me numrin e kartes se identitetit, pra do te beje te mundur qe nje vit me vone te perdoret karta e identitetit si libreze shendetesore, ne menyre qe njerezit te mos kene nevoje te marrim libreza por ta kene thjesht ne karten e identitetit. Kjo do te sjelle edhe kontroll me ane te sistemit farmaceutik qe synon evitimin e barnave te rimbursueshme nga depot, pa pasur gjendje apo pa bere hyrje.
Kontrollet
Procesi i dixhitalizimit, do te shmange fenomenin e abuzimit me ilacet e skaduara si dhe problemin e shitjes se barnave te rimbursueshme nga depot. "E mira eshte qe ne te gjitha farmacite te jete e evidentuar, kur medikamentet jane prane skadences ne menyre qe ato te mos shiten tek pacienti dhe farmacisti ta kuptoje qe ne momentin e pare. Pra te jete ne sistem, kur nje bar i eshte afruar skadences dhe nuk duhet te shitet me", tha Hana. Sipas saj, ky eshte synimi i radhes i Institutit te Kujdesit Shendetesor, qe pritet te realizohet nepermjet dixhitalizimit te sistemit. Ky sistem do te mundesoje krijimin e nje regjistri barnash, ku do te perfshihen dhe barnat e rimbursueshme, cmimi apo data e skadences.
Kjo do te thote se pacienti ne momentin qe do te shkoje ne farmaci, receta e tij do te rikrijohet elektronikisht dhe ne te njejtin moment do te njihet dhe mund te hapet nga kushdo qe eshte ne sistem. Projekti i dixhitalizimit eshte nje proces i iniciuar qe ne vitin 2006, i financuar nga Banka Boterore.
Cfare do te ndryshoje
Dixhitalizimi i sistemit shendetesor dhe farmaceutik
Zevendesim i librezes se shendetit me karten e identitet
Ulje e abuzimeve ne farmaci me ilacet e rimbursuara
Regjistrim automatik i barit te blere
Regjistrim i cmimit te medikamentit
Regjistrim i afateve te skadimit te ilaceve
Krijimi i nje regjistri barnash

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›