E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma ekonomike, ikin 500 familje Sonila Isaku

Kontrollet e kryera nga Sherbimi Social Shteteror kane konstatuar se 500 familje kane abuzuar me ndihmen ekonomike, gjate ketyre tre muajve te pare duke e perfituar ate padrejtesisht. Sipas te dhenave nga ky institucion, punonjesit e pushtetit vendor kane mundesuar dhe favorizuar keto familje, per te perfituar pagesen pavaresisht se nuk plotesonin te gjitha kushtet e nevojshme te percaktuara ne ligj.
Abuzimet
Rreth 500 familje, perfituese te ndihmes ekonomike, jane larguar nga kjo skeme pasi e kane perfituar padrejtesisht ate. "Nga strukturat e inspektimit ne nivel rajonal dhe qendror, jane inspektuar deri tani 120 njesi vendore per te kontrolluar zbatueshmerine e kritereve te dhenies se ndihmes ekonomike dhe pageses se aftesise se kufizuar", ka pohuar drejtori i Sherbimit Social Shteteror, Mihal Naco. Sipas tij, per shkelesit e ligjit jane marre masat perkatese dhe pikerisht 3 verejtje, paralajmerim per pushim nga puna, 1 largim nga puna, si dhe eshte vendosur nje gjobe. Po ashtu njesive vendore iu eshte lene per detyre, te detyrojne perfituesit e padrejte qe te kthejne ne total ndaj shtetit 682 mije leke. Po keshtu eshte kerkuar te kontrollohen me perpikeri dhe ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, te gjitha familjet perfituese te NE dhe pageses se paaftesise. Po keshtu duhet te plotesohen mangesite e verejtura ne dokumentacionin per token nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe kadastra e qarkut. Nderkohe eshte lene porosi qe te afishohen ne nje liste pagesat dhe te kryhet verifikimi i situates reale, social-ekonomike te familjeve perfituese te ndihmes ekonomike.
Ligji
Vetem pak dite me pare eshte miratuar projektligji i ri "Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore", sipas te cilit, ne skemen e ndihmes ekonomike do te perfshihen rishtazi disa kategori te reja perfituesish, qe nuk kane qene me pare pjese e saj. Behet fjale per pese kategori qe do t'i shtohen skemes se ndihmes ekonomike, te cilat ne shifra jane: 800 jetime; 400 viktima te trafikut; 377 viktima te dhunes; 500 bashkeshort ne prag divorci; 2500 familje te reja perfituesish. Per secilen prej kategorive te mesiperme, Ministria e Punes do te beje identifikimin e tyre, per te percaktuar se cilet prej personave qe bejne pjese ne keto grupe kane te drejte te marrin ndihme ekonomike nga shteti. Cdo kategori e re perfituese do te mund te behet pjese e skemes se ndihmes ekonomike, vetem nese ploteson kushtet e vendosura nga Ministria e Punes, ne projektligjin e ri. Per jetimet dhe viktimat e trafikimit, ne nenin 5 te ligjit nr. 9355 "Per Ndihmen Ekonomike", pervec familjeve qe nuk kane te ardhura ose qe jane me te ardhura te pamjaftueshme, jetimet mbi 25 vjec, te papune, te cilet nuk jane ne institucione ose nen kujdestari si dhe prinderit me me shume se 2 femije, te lindur njeheresh, qe u perkasin familjeve ne nevoje, jane shtuar edhe dy kategori te reja perfituesish qe jane: jetimet, te cilet nuk jane ne institucione dhe viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e perkujdesit shoqeror.
Pagese edhe per viktimat e trafikimi
Viktimat e trafikimit, per here te pare ne vendin tone, pasi te dalin nga qendrat rezidenciale te sherbimeve te perkujdesit social, do te perfitojne ndihme ekonomike. Po ashtu, edhe bashkeshortet qe jane ne prag te zgjidhjes se marteses se tyre dhe gjenden ne veshtiresi financiare, do te behen pjese e skemes se ndihmes ekonomike. Ne projektligjin e ri "Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore", Ministria e Punes ka parashikuar edhe mbeshtetjen e atyre familjeve, ku bashkeshortet jane ne proces zgjidhje martese, duke iu garantuar mbeshtetje me ndihme ekonomike. Numri i rasteve te propozuar per te perfituar ndihme ekonomike per bashkeshortet ne prag divorci eshte 500, ndersa efekti financiar per mbulimin e pagesave qe ata do te marrin nga shteti kap shifren 12 milione leke ne vit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›