E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrohet njeriu i parë "pa seks"

Britaniku May Welbi ka ndërruar disa herë gjininë dhe tashmë mjekët nuk janë në gjendje të thonë nëse është burrë apo grua


LONDËR- Legjendat e vjetra tregojnë shpesh për njerëz pa seks. Ata nuk janë as burrë e as grua dhe shembulli më i mirë ishin engjëjt. Askush nuk ka mundur të përcaktojë nëse një engjëll është burrë apo grua. Sot, në mars të vitit 2010 po përsëritet e njëjta histori por këtë herë nuk kemi aspak të bëjmë me një engjëll.


May Welbi është personi i parë në botë i deklaruar zyrtarisht me seks asnjanës, as burrë dhe as grua. Historia është publikuar në të përditshmen britanike "Telegraph" duke shpjeguar se Welbi kishte lindur burrë 48 vjet më parë në kontenë e Renfreshuajer të Britanisë së Madhe.


Në moshën shtatë vjçare ai është transferuar në Australi ku dhe kishte ndryshuar seks. Në moshën 28 vjçare, 1990, ai ishte u kthyer në grua. Por edhe pse me një trup femëror May Welbi nuk ishte i lumtur, dhe sot në moshën 48 vjçare është deklaruar zyrtarisht një person "pa seks të specifikuar".


Pas ekzaminimeve të disa mjekëve askush nuk ishte në gjendje të specifikonte seksin. Kështu në certifikatën e lindjes, e nxjerrë në Britaninë e Madhe në kategorinë e seksit është shkruar "neutral". Edhe ne pasaporte, në kategorinë e gjinisë shkruhet "jo e specifikuar ".
"Koncepti i burrit dhe gruas nuk bën për mua. Zgjidhja më e lehtë është të mos identifikohesh për llojin e seksit" ka komentuar May Welbi.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›