E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Tirane KQZ hedh shortin. PD merr shumicen e KZAZ-ve

/ /

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi dje shortin per anetarin e shtate per 60 KZAZ-te ne te gjithe vendin por munguan anetaret e opozites.

Kjo eshte mbledhja e dyte rresht qe tre anetaret e opozites te kryesuar nga nenkryetarja Deshira Subashi nuk marrin pjese ne mbledhjen e KQZ-se. Nderkohe qe sot eshte parashikuar nje tjeter mbledhje rutine e KQZ-se por qe serish anetaret e opozites ne KQZ do te mungojne. Kreu i KQZ-se Arben Ristani hapi dje mbledhjen normalisht duke vijuar me rendin e dites per hedhjen e shortit. Sipas Kodit gjysmat e KZAZ-se duhet te kene shumice te majte dhe gjysmat shumice te djathte. Ristani kesaj here injoroi mungesen e anetareve te majte duke mos dhene asnje koment. Edhe ne momentin e hedhjes se shortit ku Kodi parashikon qe goglat te terhiqen nga nje anetar i opozites ai kerkoi qe ta terheqe nje punonjes i administrates sic parashikon Kodi kur mungojne perfaqesuesit e ndonjeres prej paleve.

Keshtu sipas shortit te djeshem Partia Demokratike do te kete shumicen e anetareve ne 30 KZAZ ato qe fillojne me numer tek. Ndersa PS do te kete shumicen ne KZQZ-te me numer cift. Duke bere llogarite Tirana ku pritet te jete beteja me kuptimplote e fushates elektorale ka 11 KZAZ dhe fillon numerimi me numer tek duke bere qe te kete shumicen ne 6 KZAZ ndersa PS te kete shumicen ne 5 prej tyre. Per percaktimin e forcave politike qe kane te drejte te propozojne anetare ne KZAZ administrata e KQZ-se i eshte referuar dispozitave te Kodit Zgjedhor dhe pikerisht nenit 29 te tij ku percaktohet dhe formula qe ndiqet ne kete rast. Dy anetare propozohen nga partia kryesore e shumices parlamentare dy anetare propozohen nga partia kryesore e opozites parlamentare nje anetar propozohet nga partia e dyte e shumices parlamentare dhe nje anetar propozohet nga partia e dyte e opozites parlamentare thuhet ne piken 1 te nenit 29 te Kodit Zgjedhor.

Ne rastin e zgjedhjeve vendore renditja percaktohet mbi bazen e numrit te votave te fituara ne shkalle vendi per keshillat vendore ne zgjedhjet pararendese nga partite parlamentare thuhet ne piken 4 te ketij neni. Ne kete menyre dy anetare te KZAZ-se do te jene nga Partia Demokratike dy nga Partia Socialiste nje nga Levizja Socialiste per Integrim dhe nje nga Partia Bashkimi Per te Drejtat e Njeriut. Anetari i shtate i perket ose PD-se ose PS-se.

Ankesat

Sot KQZ do te mblidhet serish per te miratuar modelin e ri te kerkeses ankimore per ankimin ne rruge administrative te vendimeve te KZAZ-se dhe KQZ-se ne KQZ. Njekohesisht do te miratohet edhe modeli i regjistrit te ankimeve zgjedhore per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore si dhe per miratimin e rregullave per hedhjen e shortit per caktimin e anetareve te KQZ-se qe relatojne kerkesat ankimore te regjistruara ne KQZ.

Kutite

KQZ do te miratoje sot edhe hapjen e kutive te komunes Trebinje ku pak kohe me pare u bene zgjedhjet per kryetarin e ri te komunes. Ne total 16 kuti do te pastrohen se bashku me te gjithe kutite e tjera te zgjedhjeve te kaluara. Nga ana tjeter procesi per hapjen dhe pastrimin e kutive te votimit ka vijuar normalisht duke bere qe mese 2 mije kuti te jene gati per zgjedhjet e kaluara. Materialet zgjedhore kane nisur te shkojne ne Arkiv.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›