Digat janë elemente shumë të sigurta, shmangën një katastrofë të mundshme
Eksperti britanik i digave Sheerman-Chase, vlerëson angazhimin e qeverisë në përballimin me sukses të situatësDigat e hidrocentraleve kanë shmangur katastrofën si pasojë e situatës ekstreme të motit në fillim të janarit në veri të vendit. Ky është opinion i Andreu Sheerman-Chase, ekspert britanik për digat. Pasi ka parë nga afër zonat e përmbytura, ai tha për TV Klan se konstaton një përmirësim të ndjeshëm të situatës.Andreu Sheerman-Chase, Shef i Hidrologjisë, Zumax AG u shpreh se kurrsesi digat nuk e kanë përkeqësuar situatën, veçse kanë shmangur një katastrofë të mundshme. “Mora vesh se ka pasur kritika në lidhje me operimin e digave, por opinioni ynë është se digat nuk e kanë përkeqësuar situatën, në fakt, situata do të ishte shumë më e rëndë nëse digat nuk do të funksiononin”, u shpreh ai.Për ekspertin britanik, i angazhuar në zgjidhjen e një situate të ngjashme vitin e kaluar në Rumani, situata duket se po përmirësohet ndjeshëm falë angazhimit të strukturave përgjegjëse. Shumë shpejt do të hartohet edhe një plan veprimi, ku emergjente është drenazhimi i Drinit dhe Bunës për të shkarkuar shpejt ujin e tepërt.“Do kemi një propozim në 3 faza. Afatshkurtër duhet përmirësuar rrjedha e lumit dhe forcimi i pritave në zonat kritike. Duke shkuar në afatgjatë në ripyllëzimin e zonës dhe menaxhimin e mirë të tokës. Mendoj se deri tani qeveria ka bërë një punë të mirë në përballimin e situatës”, deklaroi eksperti britanik.Eksperti i digave bëri dhe një këshillë edhe për banorët e zonës. Sipas tij, një problem i konstatuar ishte se njerëzit kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme në zonat pranë digave, ata duhet të jenë të kujdesshme ku ndërtojnë për të mos u rrezikuar nga përmbytjet....