“Ftesa ka qenë për deputetët, jo për individë komikë si Rama”

Deklaron kryetarja e Kuvendit Jozefina TopalliMenjëherë pasi konferenca e kryetarëve zyrtarizoi mbledhjen e parlamentit në një seancë të jashtëzakonshme për situatën e shkaktuar nga përmbytjet në Shkodër, pas kërkesës së bërë publike nga disa deputetë të Partisë Socialiste, vetë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njoftoi se kjo seancë do të mblidhet të hënën pasdite.Duke iu përgjigjur deklaratave të bëra nga kryesocialisti Rama një ditë më parë, i cili u shfaq me një qëndrim të ndryshëm nga ai i deputetëve të tij, Ilir Beqja dhe Englantina Gjermeni për të mos marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ditës së hënë, Topalli u shpreh se për gjithçka flet vetë Kushtetuta dhe flasin rregullat, të cilat i kanë votuar edhe socialistët. Sipas kryetares së Kuvendit, ky vend funksionon në bazë të ligjeve të cilat, aktualisht thjesht po zbatohen. “E përsëris: Kushtetuta është e kthjellët, e qartë në lidhje me afatet, skadimin, mbarimin e mandatit apo të bërjes së mandateve të pavlefshëm. Rregullat nuk i bëj unë. Unë zbatoj rregullat. Rregullat janë votuar me konsensus, të shkruara nga zoti Rama, nga deputetët e Partisë Socialiste dhe të votuara me një numër më të madh votash nga ai me të cilin u miratuan ndryshimet kushtetuese të propozuara përsëri nga deputetët e Partisë Socialiste”, u shpreh kryetarja e Kuvendit Jozefina TopalliDuke iu referuar deklaratës së kryesocialistit Edi Rama se nuk do të lejojë hyrjen e PS në parlament pa u hapur kutitë, kryetarja e Kuvendit, Topalli, deklaroi se, “komunikimi im është me deputetët, parlamenti është i deputetëve dhe ne iu përgjigjëm kërkesës së deputetëve”. “është kushtetuese, është ligjore, është njerëzore. Unë jam Kryetare e Parlamentit, unë komunikoj me deputetët me secilin prej tyre”, tha ajo.Pas hapit të mazhorancës për të pranuar kërkesën e deputetëve socialistë për një seancë të jashtëzakonshme që do t’i ulte ata në sallën e parlamentit duke shënuar dhe fundin e bojkotit, vendimi u takon vetë deputetëve të pa betuar të selisë rozë. Disa prej tyre, të njohur për qëndrimet kundër politikës së kryetarit Rama, e kanë bërë të qartë se nuk do ta djegin mandatin, në respekt të Kushtetutës dhe zgjedhësve të tyre.Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve.çfarë vendosi Konferenca?Konferenca e Kryetarëve, pas kërkesës së deputetëve të opozitës për të pasur ditën e hënë një seancë të jashtëzakonshme për emergjencën në Shkodër vendosi që t’i japë të gjitha hapësirat dhe t’i përgjigjet pozitivisht. është e vërtetë që mazhoranca ka qenë 24 orë në 24 orë në Shkodër. Opozita ndryshe nga mazhoranca bëri një kërkesë, në mënyrë të veçantë deputetët e Qarkut të Shkodrës, por edhe deputetët e qarqeve të tjera dhe, konferenca sot vendosi t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese duke afruar seancën e parë të parashikuar për ditën e enjte, në ditën e hënë dhe të ketë në rendin e ditës vetëm çështjen e situatës së emergjencës civile në qarkun e Shkodrës.Kërkesa e opozitës ka qenë në letër?Ka qenë publike.Zonja Dade ka komentuar dje iniciativën tuaj për t’i dërguar çdo deputeti socialist letër ku i kërkohet të vijnë në Parlament, duke e konsideruar këtë një nismë të gabuar pasi ajo mendon se duhet të ketë një rrugë institucionale për të komunikuar me ta dhe jo personale...?Komunikimi im përmes letrës ka qenë një komunikim institucional, përderisa ka qenë për në Parlament. Nuk ka qenë ftesë as për cirkun e Tiranës, as për në Klubin e Rrenave. çështja e mandateve është çështje e deputetëve. Nuk është çështje e subjekteve politike. Betimi është individual, vota është individuale, mandati i deputetit është personal dhe detyrimi i tyre, duke qenë kushtetues, është që ta ushtrojnë këtë mandat. Unë kam qenë shumë korrekte dhe institucionale në letrën time, por kam qenë po aq e njerëzishme në aspektin njerëzor drejtuar secilit prej tyre, për respektin që i takon si deputetë të cilëve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin.Si e keni pritur reagimin e Partisë Socialiste, sipas të cilit letra juaj ishte një kërcënim antikushtetues?Kushtetuta është e kthjellët, e qartë në lidhje me afatet, skadimin, mbarimin e mandatit apo të bërjes së mandateve të pavlefshëm. Rregullat nuk i bëj unë. Unë zbatoj rregullat. Rregullat janë votuar me konsensus, të shkruara nga Edi Rama, nga deputetët e Partisë Socialiste dhe të votuara me një numër më të madh votash nga ai me të cilin u miratuan ndryshimet kushtetuese të propozuara përsëri nga deputetët e Partisë Socialiste.Pse e quani seancë të jashtëzakonshme kur Rregullorja e Kuvendit parashikon që sesioni i ri fillon të hënën e tretë të janarit?Në bazë të projekt-Kalendarit ishte parashikuar që seanca të fillonte ditën e enjte. Ne e afruam pikërisht në përgjigje të kërkesës së deputetëve të opozitës, të cilët thanë se do të vijnë në Parlament nëse do të ketë një seancë të jashtëzakonshme për situatën e emergjencës. Detyra ime si Kryetare e Kuvendit dhe, unë dua të falënderoj të gjithë anëtarët, Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve që vendosën sot në Konferencën e Kryetarëve që t’u japin hapësirë deputetëve të opozitës në kërkesën e tyre, një kërkesë e njerëzishme, humanitare, kushtetuese. Unë e kuptoj kërkesën e deputetëve të opozitës, të Partisë Socialiste, të Qarkut të Shkodrës në mënyrë të veçantë. Kërkojnë hapësirë institucionale për të folur, për të gjykuar dhe për të mbështetur. Po ashtu, dua të falënderoj edhe deputetët e tjerë të opozitës, jo vetëm të Qarkut të Shkodrës, të cilët kanë bërë një kërkesë të tillë publike.A nuk do ju shkojnë kot të gjitha këto përpjekje pasi Edi Rama ka deklaruar mbrëmë se “përsëri ne nuk hyjmë në Parlament pa u hapur kutitë”?Komunikimi im është me deputetët. Parlamenti është i deputetëve dhe ne iu përgjigjëm kërkesës së deputetëve. është kushtetuese, është ligjore, është njerëzore. Unë jam Kryetare e Parlamentit, unë komunikoj me deputetët me secilin prej tyre. Detyra ime ishte që të ftoja Konferencën e Kryetarëve dhe unë falënderoj Konferencën që vendosi t’i japë një përgjigje pozitive kërkesës së deputetëve të opozitës për një seancë të jashtëzakonshme....