Ngushtohet gjithnjë e më shumë sipërfaqja e përmbytur

Rreth 140 banorë rikthehen në shtëpitë e tyreNë një kohë kur shtabet e emergjencave civile vazhdojnë punën për furnizimin e banorëve me ushqime, pas përmbytjeve të mëdha të dy javëve të fundit, rajoni i Shkodrës duket se do i kthehet normalitetit shumë shpejt. Dy lagje të Shkodrës, të përmbytura në fillim të muajit, i janë kthyer normalitetit. Uji është tërhequr nga qendrat e banuara në Ajasëm e Bahçallëk, ku pak ditë më parë niveli i ujit arriti në afro 2 metra. Ndërprerja e reshjeve, e shkarkimeve nga kaskada e Drinit dhe forcimi i argjinaturave janë shkaqet e këtij normaliteti. E menjëherë pas largimit të ujit ka nisur edhe kthimi i banorëve të parë.Vetëm gjatë ditës së djeshme janë rikthyer në banesat e tyre 140 banorë të evakuuar pak ditë më parë. Ata uruan për kapërcimin e shpejtë të situatës, në mënyrë që t’i rikthehen jetës normale në shtëpitë e tyre. Uji po largohet nga të gjitha zonat. Akset rrugore janë të kalueshme. Sipas të dhënave nga autoritetet shtetërore, situata po shkon drejt përmirësimit, teksa uji tashmë është larguar nga një pjesë e madhe tokash dhe shtëpish. Kësisoj, uji është tërhequr nga 3000 hektarë toke dhe më shumë se 500 shtëpi janë tashmë në gjendje normale dhe të gatshme për të pritur banorët. Mbi 2000 shtëpi u përmbytën gjatë dy javëve të fundit dhe mbi pesë mijë persona u evakuuan gjatë gjithë operacionit për shpëtimin e popullsisë.Moti i kthjellët dhe pa reshje po ndihmon në rënien e nivelit të ujërave në zonat e përmbytura, duke krijuar mundësi të lidhjeve automobilistike me fshatrat periferike të Shkodrës.Qeveria ka deklaruar se autoritetet përgjegjëse do të llogarisin me imtësi dëmet e shkaktuara. Me iniciativë të kryeministrit Berisha, pritet të organizohet së shpejti një konferencë donatorësh për të mbledhur ndihma dhe asistencë ekspertësh, për të vlerësuar dhe rikuperuar dëmet e shkaktuara në zonat e përmbytura në veri të vendit.Situata në zonat e përmbytura dhe gjendja e akseve rrugore në këto zona gjatë ditës ka shënuar përmirësime të ndjeshme dhe kjo ka bërë që të krijohen mundësi për qarkullimin me automjete në disa fshatra, me të cilët më parë ishte e pamundur lëvizja e automjeteve. ...