E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen 10 hektarë pisha në Elbasan

Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit dhe aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës dhe ato të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat janë të favorizuara edhe nga era në këtë zonë.

Flakët e zjarrit kanë shkaktuar ndotje në zonën juglindore të qytetit të Elbasanit, ku e gjithë zona dhe banesat përreth janë mbuluar me re të dendura tymi për shkak të zjarreve që po e djegin me shpejtësi masivin pyjor me pisha të Kodër Krastës.

Situata e krijuar nga zjarret e shumta të rëna në zona të ndryshme pyjore në këtë qark është bërë mjaft alarmante. Kjo situatë është rënduar jo vetëm për shkak të shtimit të përmasave që kanë marrë zjarret, por edhe për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes me mjeteve në zonat e përfshira nga flakët si pasojë e terrenit malor.

Nga shtabi i emergjencave civile konfirmohet se në nënprefekturën e Gramshit  janë mjaft aktive tre vatra zjarri ndërsa në atë të Librazhdit dy të tilla. Edhe gjatë fundjavës në disa prej tyre për shuarjen e zjarreve po punojnë forcat e shërbimit pyjor, ato të ushtrisë  dhe komuniteti./Start/

                                                                                             2012-08-26 13:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›