E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti per kullotat vret dhe djeg 20 vjecarin

Zbardhet vdekja e bariut mbrëmjen e djeshme në fshatin Valarë të Gjirokastrës. Në një deklaratë për mediat policia sqaron se nuk bëhet fjalë për një vdekje aksidentale nga asfiksia e zjarrit, por se 20-vjeçari Haki Mana është vrarë me çifte. Ndërkohë që policia ka vënë në pranga edhe autorin e krimit Xhevat Dudumi, 22 vjeç.

Sipas policisë ky i fundit, rreth ores 18.00, pasi ka debatuar me shtetasin Haki Manaj, për punë kullote, ka marrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Haki Manaj në pjesën poshtë brinjëve duke i shkatuar vdekjen e menjëherëshme. Më pas e ka mbështjellë me plasmas trupin e shtetasit e viktimës dhe i ka vënë zjarrin barërave dhe ferrave me qëllim humbjen e gjurmëve duke menduar se viktima do digjej nga zjarri.

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar dhe forcat e policisë. Fillimisht u dyshua për një vdekje aksidentale të 20-vjeçarit, i cili prej një viti punonte bari në zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›