E Shtunë, 31 Tetor 2026

E dinin të humbur, gjendet i varuar 56-vjeçari

“Agim Dhima, 56 vjeç, lindur nga banues në fshatin Fushërodenja, Përmet, është gjetur nga policia i vetëvarur me një kabëll elektrike, rreth 500 metra larg banesës së tij”, thuhet në komunikatën e policies në juglindje të vendit.

Të njëjtat burime thanë se viktima ishte shpallur i humbur një javë më parë, pas denoncimit të vëllait të tij.

Mendohet që depresione e ka detyruar Agim Dhimën të ndërmerrte këtë akt, pasi është zbuluar se ai jetonte i vetëm dhe prej mujash tek ai ishin vënë re shenja depresioni.

“Fatkeqësisht, viktima jetonte i vetëm dhe prej disa muajsh vuante nga depresioni”, specifikoi policia.
Policia tha se gjatë kqyrjes së trupit të pajetë nuk u gjet asnjë shenjë dhune.

Ky është personi i pestë që vetëflijohet nga depresioni gjatë këtij viti në qarkun e Gjirokastrës./Start/

                                                                                             2012-08-26 15:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›