Tentuan të grabisnin me armë, arrestohen minorenët

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së qarkut të Kukësit, Mirjan Hoxha tha se nga strukturat e policisë lokale u ndaluan shtetasit B.A, 16 vjec, L.M, 15 vjeç dhe F.H, 15 vjec, pasi në datën 24 gusht, në aksin rrugor Kukës-Morinë, kanë tentuar të grabisin shtetasit maqedonas, me inicialet N.I, 37 vjeç dhe G.K, 34 vjeç banues në Gostivar të Maqedonisë.
Dy shtetasit maqedonas po udhëtonin me mjetin e tyre tip Ford me targa GV 282 CB në drejtim të Morinit kur kanë konstatuar se rruga ishte e bllokuar me gurë dhe në të njëjtën kohë kanë dëgjuar krisma armësh dhe kanë parë tre persona në anë të rrugës.
Ata kanë informuar policinë lokale, e cila ka mbërritur në vendngjarje ku ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja model 56, kalibër 7.62mm.
Ndërkohë, po hetohet edhe për ngjarjet e ndodhura në të njëjtin vend më 20 prill dhe 25 qershor të këtij viti, ku në të njëjtën mënyrë janë vjedhur persona të tjerë./Start/
2012-08-26 13:45