E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen 4 shtëpi në Durrës, nuk ka të lënduar

Durrës- Katër banesa në fshatin Bisht Kamëz të Durrësit janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ndodhi në periferi, 15 kilometër në largësi të qytetit, por për fat ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut, kanë bërë me dije se forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit, shkaqet e të cilit nuk dihen saktësisht.

Dyshimet e para janë për një zjarr të ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, që ka përfshirë njërën nga banesat e më pas është përhapur me radhë edhe tek të tjerat, të ndihmuar nga era dhe nga afërsia mes tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›