E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindet me shokët, vetëvaret 12-vjeçari

Durrës- Një fëmijë 12-vjeç i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në banjën e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Porto Romano të Durrësit, ku fëmija me inicialet S.L, u gjet pa jetë në banjë nga familjarët e tij.

Të dhënat e para hetimor bëjnë me dije se shkak për vetëflijimin dyshohet të ketë qenë një zënkë me shokët. Nga dëshmitë e mbledhura është mësuar se djali është zënë me moshatarët e tij dhe në kohën që është kthyer në shtëpi mendohet se është përfshirë në një debat me të motrën për shkak të kësaj zënke.

Kaq ka mjaftuar që fëmija, në rrethana ende të paqarta i është drejtuar banjës dhe është varur me rripin e pantallonave. Familjarët e kanë gjetur të varur dhe kanë vënë alarmin. Në vend ka mbërritur edhe policia, e cila po heton lidhur me këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›