Digjen 5.5 ha kullota në kurorën e Sarandës
SARANDE- Të paktën 5.5 hektarë kullota dhe dhjetra rrënjë pisha në kurorën e qytetit të Sarandës, në jug të vendit u dogjën plotësisht nga një zjarr i papritur që u shfaq në mesditë.
"Ndonëse kontributi i punonjësve të PMNZSH së Sarandës ka qenë vendimtar, zjarri ka përparuar në pjesën kulmore të terrenit malor, duke pamundësuar ndërhyrjen deri në vatër të tij",- theksuan burime zyrtare nga nënprefektura e Sarandës.
Të njëjtat burime saktësuan se fatkeqësisht zjarrëfikësit ndeshën mungesën e ujit, për shkak të bllokimit të qarkullimit të rrugës së pestë të qytetit.
"Dyshohet se zjarri është provokuar nga barinjtë e zones, të cilët e stimulojnë për të pasur një kullotë sa më të shëndetshme sezonin e ardhshëm”, - theksuan burimet nga nënprefektura.
Mësohet se se deri tani policia e Sarandës nuk ka identifikuar asnjë zjarrëvënës.
(atsh/BalkanWeb)