Durrës, kamioni përplas makinën, 4 të plagosur
DURRES- Katër të plagosur dy prej të cilëve në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor në afërsi të fshatit Manz, të qytetit të Durrësit, ku një makinë tip 'Benz' është përplasur me një kamion.
Katër plagosur të cilët ndodheshin në benz janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ndërkohë që mësohet se gjendja e dy prej tyre është kritike.
Mjekët po bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar të lënduarit. Uniformat blu kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
mësohet se personat që udhëtonin me makinë janë nga fshati Halil i Krujës.
(e.m/BalkanWeb)