E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen aksidentalisht dy autovetura

TIRANE- Digjen dy autovetura ne kryeqytet policia dyshon per shkak te nje zjarri aksidental te shkaktuar nga impianti i gazit i njeri prej automjeteve. Ngjarja ndodhi mengjesin e djeshem ne rrugen Myslym Shyri ku ishin te vendosura dy automjetet qe ndodheshin fare prane njera- tjetres.


Ngjarja u regjisitrua ne mengjesin e djeshem rreth ores 0400 kur zjarri i papritur perfshiu dy automjetet ndersa ne drejtim te vendit te ngjarjes u nisen me shpejtesi automjete te zjarrfikeseve qe nisen menjehere punen e tyre per shuarjen e zjarrit per shkak se rrezikoheshin edhe automjete te tjera. Shuarja e zjarrit eshte kryer ne pak minuta ndersa policia menjehere me pas nisi hetimin.


Nga veprimet paraprake eshte konkluduar se ngjarja ka ndodhur per shkak te problemeve ne impiantin e gazit te njeres prej autoveturave ndersa verifikimet e policise jane kryer edhe ne drejtime te tjera por ky verifikim nuk ka zbuluar ndonje dyshim.


Grabisnin kalimtaret me thike gjashte ne pranga


TIRANE- Gjashte persona te dyshuar si pjese e nje grupi grabitesish rruge jane arrestuar nga policia e kryeqytetit qe prej te dieles deri dje ndersa policia thote se te dyshuarit te gjithe me banim ne Kamez dyshohet te kene kryer se paku pese vjedhje me dhune nepermjet perdorimit te thikes per te frikesuar njerezit qe tiu jepnin atyre parate dhe sendet me vlere qe kishin me vete.


Rizvan Suma 19 vjec Ramazan Krasniqi 18 vjec Edmond Gaxha 18 vjec H.N 16 vjec Elton Ceka 20 vjec dhe E.C 16 vjec te gjithe banues ne Kamez dhe ne Frutikulture u arrestuan nga policia e komisariatit nr.1 pas nje hetimi prej tri javesh te kryer ne bashkepunim me komisariatin nr.3 dhe me komisariatin e Kamzes.


Sipas policise keta persona ne bashkepunim me njeri tjerin tjetrin dyshohet se kane realizuar vjedhjen me dhune nen kercenimin e armes se ftohte thike te personave te ndryshem kryesisht ne zonat e Bulevardit Deshmoret e Kombit ne qender prane Ministrise se Mbrojtjes ne rrugen Myslym Shyri etj. policia iu ka sekuestuar nje sere bizhuterish nje sasi parash si dhe disa thika te cilat dyshohet se autoret i perdornin per te realizuar keto vjedhje me dhune.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›