E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti emeron ne detyren e prokurorit 10 magjistrate

TIRAN- Me propozim te kryeprokurores Ina Rama dhe pas mbarimit te stazhit njevjecar te punes si prokuror ne Prokurorine e Tiranes Presidenti i Republikes z.Bamir Topi ka emeruar ne detyre 10 prokuroret e dale nga Shkolla e Magjistratures. Sipas dekretit me nr.6749 Presidenti z.Topi ka emeruar nga keta magjistrate dy prokurore ne Vlore dy ne qytetin e Shkodres nje ne Kavaje Lezhe Tropoje Lushnje Berat dhe Korce.


Ne mbeshtetje te neneve 93 149 pika 3 te Kushtetutes dhe te nenit 23 pika 3 te ligjit nr. 8737 date 12.02.2001 Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar me propozim te Prokurorit te Pergjithshem emerohet Elona Alvora dhe Kreshnik Ajazi me detyren e prokuroreve ne Vlore.


Ne prokurorine e Shkodres emerohen prokurore Denisa Asko dhe Marsida Frasheri. Ervin Beqiri emerohet prokuror ne prokurorine e Lezhes ne prokurorine e Fierit emerohet Sotir Kllapi ne Lushnje eshte emeruar prokurorja Rovena Bozo.


Ne Berat eshte emeruar prokuror Gentian Habazaj ne Korce Olger Eminaj dhe ne prokurorine e Tropojes eshte emeruar prokurori Albert Murcaj-thuhet ne dekretin e Presidentit. Nderkaq vetem pak dite me pare me firmen e Presidentit Topi u emeruan per kryerjen e stazhit si prokurore gjashte magjistrate qe kane mbaruar Shkollen perkatese.


Sipas dekretit ne prokurorine e Tiranes per kryerjen e stazhit jane caktuar prokurori Albert Kulicaj Pranvera Hoxha dhe Riselda Fishta. Ndersa ne prokurorine e Durresit jane caktuar prokuroret Arber Berexha Arben Smaci dhe Eloida Goxhi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›