Digjen dy automjete të policisë në oborrin e stacionit të policisë në Fushë Krujë
Një zjarr në oborrin e stacionit të policisë së Fushë Krujës, që mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ka djegur plotësisht dy automjete që ishin bllokuar prej kohësh për arsye të ndryshme. Drejtori i policisë së qarkut të Durrësit, Ilia Nasi tha se "nga zjarr i rënë sot paradite, për fat nuk pati të lënduar në njerëz". Sipas tij, hetimet brenda stacionit të policisë po kryhen nga specialistët e Prokurorisë së Krujës, ndërsa mendohet se ai është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Në oborrin e stacionit të policisë, në qendër të qytetit të Fushë Krujës, prej disa vitesh qëndrojnë të bllokuara për kundravajtje të ndryshme mbi 30 autovetura dhe mjete të tjera motorrike.
...