Gjermania ofron të dhëna për 600 mijë viktima hebreje të Holokaustit
Ministri i kulturës i Gjermanisë, Neumann i dorëzoi muzeut të Holokaustit në Uashington një listë me emrat e hebrenjve gjermanë nga 1933 deri 1945. Për familjet e të mbijetuarve të Holokaustit kjo listë jep pak shpresë, që të mësojnë më shumë mbi fatin e të afërmve të tyre, gjurmët e të cilëve kanë humbur në terrorin e nacional-socializmit. Dokumenti, që sekretari gjerman i shtetit për kulturën i ka dorëzuar Muzeumit të Holokaustit në Uashington, është i jashtëzakonshëm: Nga 2,5 milionë të dhëna kanë mundur të identifikohen 600 mijë njerëz të besimit hebre, që jetonin në Gjermani nga vitit 1933 deri në 1945-n. Për familjet e të mbijetuarve të Holokaustit kjo listë jep pak shpresë, që të mësojnë më shumë mbi fatin e të afërmve të tyre, gjurmët e të cilëve kanë humbur në terrorin e nacional-socializmit. Eshtë më shumë sesa një vizitë në muzeum. Sekretari i shtetit për kulturën Bernd Neumann ndodhet në Muzeun e Holkaustit në Uashington për të dorëzuar listën e banorëve hebrej, që jetonin në Gjermani në vitet 1933-1945. Ky është një dokument deri më sot unikal, jo vetëm në aspketin e kërkimeve shkencore. Edhe David Helmut Neumann shpreson të përftojë njohuri të reja. Ai e ka përjetuar dhe mbijetuar si fëmijë Holokaustin, ndryshe nga shumë të afërm të tij: "Në kampet e përqendrimit kanë gjetur vdekjen dy gjyshe, një teze dhe një dajë. Këtë e dimë. Por ne nuk dimë hollësitë mbi atë, që ka ndodhur. Ndoshta tani do të zbulojmë diçka më shumë nga kjo database". 600 mijë emra janë regjistruar në CD, adresat e banorëve hebrej si dhe të dhënat për emigracionin, apo deportimin e tyre. Lista dokumenton edhe krimet ndaj popullsisë hebreje. "Në këtë mënyrë ne i nxjerrim nga anonimiteti viktimat e Holokaustit, nga anonimiteti i tmerrit dhe u rikthejmë atyre përmes personalizimit një pjesë të dinjitetit. Familjet tani mund të gjejnë gjurmët e humbura të të afërmve të tyre për të rikthyer një pjesë të identitetit të tyre.
...