AK: 3 vjet burg për zjarrvënësit, prona publike është e shenjtë
Duke parë situatën e përvitshme gjatë verës, kur digjen hektarë të tërë pyjesh, Aleanca KuqeZi ka propozuar që zjarrëvënësit e qëlllimshëm, të dënohen minimalisht tre vjet. Sipas AK-së, duhet të bëhet një ligj gjithashtu, që në tokat e djegura të mos ndërtohet për 100 vjet, pasi shumë prej tyre digjen qëllimisht, për tu kthyer në sheshe ndërtimi.
Aleanca ka akuzuar qeverinë se është treguar e paaftë për të parandaluar situatën, duke thënë se struktura përkatëse, ajo e policisë pyjore, është inekzistente dhe shërben vetëm për të ndarë pagat dhe pensionet.
Zjarrvënia me qëllim duhet të dënohet minimalisht me 3 vjet burg. Prona publike apo private është e shenjtë dhe për këtë arsye duhet të merren masa. Djegiet e qëllimshme po bëhen shpesh herë për ti kthyer kullotat në sheshe ndërtimi. Për këtë arsye duhet të bëhet ligj, që në truallin e djegur, për 100 vjet të mos lejohet ndërtimi. Policia pyjore është një strukturë sot shërben vetëm për të ndarë pagat dhe pensionet, thuhet në një reagim të Aleancës.