E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, vitin e kaluar 60 gjoba për kushtet e këqija të punës

Përgjatë vitit 2010 ISHP vendosi 60 gjoba, me vlerë 13 milionë lekë të reja dhe rriti numrin e inspektimeve, krahasuar me vitin 2009. Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Beqir Elezi thotë se gjatë vitit 2010 u ushtruan rreth 150 kontrolle në 1200 subjekte të biznesit të vogël dhe të madh, ku u vendosën 60 gjoba.
    
Gjobat u vendosën për subjektet private që nuk i paguanin punëtorëve sigurimet shoqërore, që shkelën kodin e punës, rregullat e sigurimit teknik në punë, por dhe për mungesë të bashkëpunimit dhe lidhjes së kontratës me Inspektoratin Shtetëror të Punës.
    
Sipas Elezit, nga 60 subjektet e ndëshkuara me gjobë, vetëm 20 prej tyre i kanë shlyer ato, ndaj shton se brenda muajit mars, në rast se 40 subjektet e tjera nuk do ta paguajnë gjobën, ndaj tyre do të ndërmerren sanksione më të rënda, deri në mbyllje të aktivitetit. /start/

                                                                                             2011-01-08 15:04
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›