Gjirokastër, zjarri djeg 10 hektarë kullotë në Lunxhëri
Vatra e zjarrit u shfaq rreth orës 22.30 të ditës së djeshme dhe u normaliza sot në orët e para të mëngjesit. Sipas tij, për shuarjen e vatrës së zjarrrit u angazhuan 20 forca zjarrfikëse
GJIROKASTËR - Rreth 10 hektarë kullotë, por edhe bimësi dhe faunë janë dëmtuar si pasojë e një zjarri që u shfaq dje në mbrëmje pranë kalasë së Shëndriadhës në komunën e Lunxhërisë, rreth 7 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.
Shefi i shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës, Lefter Qiriqi, tha sot se "vatra e zjarrit u shfaq rreth orës 22.30 të ditës së djeshme dhe u normaliza sot në orët e para të mëngjesit". Sipas tij, për shuarjen e vatrës së zjarrrit u angazhuan 20 forca zjarrfikëse, që punuan me 3 autobote. Qiqi tha se zjarri rrezikoi dhe një zonë të pyllëzuar, që shpëtoi pa u përfshirë nga flakët falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Mësohet se një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në komunën e Lunxhërisë.
Disa ditë më parë, në afërsi të qytetit të Këlcyrës në qarkun e Gjirokastrës, u dogj një dynym zonë e pyllëzuar ndërsa u ndalua dhe një i dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme.
(d.b/BalkanWeb)