Digjet Kisha, shpeton murgesha
Mirdite- Zjarri i rene pas shperthimit te nje bombole gazi, ka shkrumbuar Kishen e Repsit ne Mirdite dhe ka vene ne rrezik jeten e murgeshes se moshuar italiane. Pakujdesia ne perdorimin e saj, ka sjelle edhe incidentin, qe per fat te mire perfundoi pa viktima. Nderhyrja e zjarrfikeses turke qe gjendet ne aksin ne ndertim, Rreshen-Kalimash, ka shmangur tragjedine diten e djeshme. Merita Kola, nje sherbyese ne Kishen e Repsit, eshte bere shpetimtarja e nje murgeshe ne moshe te thyer, e cila sherben ne kete Kishe prej me shume se 10 vitesh.
Frida, murgesha 75 vjecare me origjine nga Italia, eshte nxjerre me te shpejte, nderkohe qe nje ekip zjarrfikesish turq qe punonin ne autostrade, i drejtuar nga turku Erdogan Samut, ka nderhyre me shpejtesi per te shpetuar godinen kishtare. Kisha e Repsit ndodhet jo shume larg kampingut te kompanise ndertuese te autostrades Rreshen-Kalimash. Ajo mori flake ne oret e para mengjesit, duke rrezikuar jeten e motres murgeshe Frida, e cila sherbente aty prej 10 vitesh. Murgesha 75 vjecare, i shpetoi per fat te mire perfshirjes nga flaket e vrullshme te zjarrit, pasi nje prej sherbyeseve ne ate objekt kulti, ka mundur te pikase menjehere zjarrin dhe ta nxjerre ate jashte vendit ne rrezik. Vajza shpetimtare Merita Kola, ka njoftuar menjehere policine dhe banoret e pallatit aty afer, si dhe forcat e sigurise te kampingut, ndersa eshte dhene ndihma e shpejte fillimisht per te shpetuar motren italiane dhe me pas per te vene nen kontroll flaket.
Lek Ndreu, punonjes i sigurise ne kamping, tha se gjithe personeli zjarrfikes i kampingut eshte gjetur i gatshem duke vene ne perdorim nje autobot uji dhe 3 mjete te tjera per te shpetuar Kishen nga djegia e plote. Ekipi zjarrfikes i shpetimit u drejtua nga turku Erdogan Samut, kryemekanik tek kompania amerikano-turke, duke bere te mundur ndalimin e flakes se metejshme, per ne sallen kryesore te Kishes. Behet e ditur se eshte djegur vetem pjesa e bujtines se motrave, ndersa shpetoi pjesa kryesore e Kishes 10 vjecare, e ndertuar rishtas dhe qe i sherben nje komuniteti te gjere te zones.
Kisha
Kisha eshte rindertuar nga themelet me kontribute te misioneve te huaja humanitare, nen drejtimin e priftit Cristoforo Palmieri, si nje nder dhjetera ngrehina te nje rrjeti te tere objektesh kulti, te ngritura ne kembe nga e para, ndersa perfshihet ne famulline e njohur te Oroshit dhe Fanit, qe vizitohet nga mijera besimtare.
Aleksander Ndoja