Prifti i Karavastase, pranon krimin
Tirane- Dhjete te pandehurit, mes tyre edhe prifti i Karavastase kane pranuar dje trafikun e klandestineve. Gjate seances se djeshme gjyqesore, te pandehurit i kane kerkuar Gjykates se Tiranes gjykimin e tyre te shkurtuar, ashtu sic jane aktet e dosjes se prokurorise. Te pandehurit dhe mbrojtesit kane argumentuar se kerkojne qe te gjykohen me provat e paraqitura nga akuza, por nuk kane pranuar akuzen e ngritur. Kerkesa e bere nga ana e te pandehurve, u pranua nga gjyqtari Femi Petku. Ne seancen e radhes prokurori i ceshtjes, Dritan Reshka do te paraqese edhe konkluzionet e tij perfundimtare. Te pandehurit e ketij gjykimi jane Ilir Cipi, Leonard Belortaja, Altin Qatipi, Irfan Dalipaj, Mihal Shuli, Artur Likollari, Edmond Tallkuci, Manol Xhamia dhe Rajmond Duro. Nga hetimet e kryera nga njesia Task-Force ka rezultuar se te pandehurit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane ndihmuar persona te ndryshem per te kaluar kufirin, ne menyre te paligjshme. Sipas akuzes ata i kalonin klandestinet ne dy drejtime, ne piken kufitare te Kakavijes dhe ne ate te Kapshtices. Pikerisht ne kete te fundit, organizatoret e ketij rrjeti kriminal Edmond Tallkuci, prifti i fshatit te Karavastase Mihal Shuli dhe Artur Likollari, kishin mundur te korruptonin disa here me radhe te pandehurin Rajmond Duro, i cili ushtronte detyren si kontrollor ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices. Nepermjet kesaj pike, por edhe nepermjet rruges se malit, ata kalonin ne menyre ilegale klandestinet, te cileve iu merrnin shumen nga 300 deri ne 2000 euro secilit. Prokuroria shpjegon se shuma financiare, ne pjesen me te madhe vendosej ne varesi te rruges se larget ose te shkurter, qe do te benin klandestinet. Klandestinet i perkisnin zonave te ndryshme te Shqiperise, ku pasi strehoheshin ne Kamze dhe ne Kishen e Karavastase, ata transportoheshin me makina ne drejtim te fshatit Vernik, te rrethit te Devollit. Prej ketej, nepermjet rruges se malit, trafikantet i kalonin klandestinet ne Greqi, vend ne te cilin ata shperndaheshin ne drejtime te ndryshme. Gjate kryerjes se ketij aktiviteti personat e arrestuar falsifikonin dokumente te ndryshem si pasaporta, viza, certifikata, leje qendrimi e cdo lloj dokumenti tjeter qe u nevojitej.
Akuza
Prokuroria e Tiranes akuzon 10 te pandehurit per vepren penale te "korrupsionit pasiv nga punonjes qe ushtrojne funksione publike", "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit me qellim perfitimi", "falsifikim i pasaportave, vizave formulareve", "falsifikim i vulave, i stampave ose formulareve", "prodhim i mjeteve per falsifikim dokumentesh". Te pandehurit nuk i kane pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranes.
Mbrojtja
Te pandehurit kane shpjeguar gjate marrjes se tyre ne pyetje, se prokuroria nuk ka asnje prove qe te vertetoje akuzat e ngritur ne ngarkim te tyre. Ata shpjegojne se
kishte ndodhur qe ndonje prej emigranteve, iu kishte kerkuar ndihme per te emigruar ne Greqi apo Itali dhe keta, thjesht e kishin orientuar te shkonte ne konsullatat greke dhe te pajisej me vize te rregullt emigrimi, duke pretenduar si lehtesi, faktin qe keta persona i perkisnin fese ortodokse.
Arrestimi i te pandehurve
Te pandehurit rane ne pranga me 19 korrik te vitit te kaluar, ne saje te operacionit te koduar "Korridori i lire", i cili u organizua nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, ne bashkepunim me Drejtorine Kunder Krimit Financiar, ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit si dhe ne bashkepunim me Drejtorite e Policive ne Qarqet Tirane, Korce, Fier dhe Vlore. Te pandehurit prej 6 muajsh ishin nen pergjim dhe hetim nga Prokuroria e Tiranes. Nje pasaporte e falsifikuar e kapur ne kete pike doganore, ka cuar edhe ne identifikimin e falsifikatorit, i cili ka qene i arrestuari Ilir Cipi. Hetimet e prokurorise kane nisur me pergjimet telefonike te 38-vjecarit, per te zbuluar edhe kete laborator falsifikimesh. Por, nga pergjimet telefonike ka rezultuar se te arrestuarit pervec falsifikimeve ne bashkepunim me njeri-tjetrin, realizonin kalimin e shtetasve te ndryshem nepermjet pikes doganore te Kapshtices, per ne Greqi.