E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ministria e OJF-te vjedhin donacionet"

Fondet e dhena per te verbrit shqiptare jane vjedhur nga Ministria e Punes por edhe nga shoqata te ndryshme. Kjo ka qene akuza qe ka drejtuar kreu i Shoqates se te Verberve te Shqiperise, Sinan Tafaj, ndaj drejtuesve te Ministrise.

Akuzat

Pasi iu eshte refuzuar per kater vjet shtesa ne pagen e verberise, ky komunitet ka vendosur te hyje ne greve urie. "Deri me sot ne nuk kemi perfituar asnje fond, pavaresisht se ato jane dhene nga donatore te ndryshem, ne adresen tone. Keto fonde jane shperdoruar nga Ministria e Punes dhe kjo e fundit ne bashkepunim me shoqata te ndryshme, i ka perdorur ato per qellime vetjake dhe jo per t'u ardhur ne ndihme ketyre personave, te cilet te gjithe jane ne kushte te mjerueshme", eshte shprehur kryetari i Shoqates se te Verberve te Shqiperise, Sinan Tafaj. Sipas tij, kerkesat e drejtuara kryeministrit dhe qeverise se tij, nuk jane plotesuar madje as nuk kane shkuar deri tek veshi i kryeministrit. "Kemi kerkuar takim disa here me kryeministrin e vendit, per t'i parashtruar kerkesat qe kemi ne si invalide, por asnjehere nuk kemi mundur qe ta takojme ate pasi individe prane tij, per qellime te caktuara politike kane penguar cdo takim me kreun e qeverise demokratike" eshte shprehur Tafaj. Sipas tij, nese Ministria e Punes nuk shqyrton kerkesat e kesaj kategorie te invalideve, vendi do te perfshihet nga protesta dhe me pas nga greva te urise, se personave te verber.

Ministria

E ndersa Shoqata e te Verberve ka leshuar nje lume me akuza kundrejt Ministrise se Punes, kjo e fundit nuk ka pranuar asnje prej tyre, duke i cilesuar ato si te paverteta. Drejtori i Politikave ne Ministri, Gjergj Leka deklaroi se e vetmja pakenaqesi e shoqates ndaj Ministrise, eshte kalimi i kompetencave per leshimin e librezes se invaliditetit nga shoqata, ne sherbimin social. "Akuzat e drejtuara nga Shoqata e te Verberve, nuk kane asnje baze por ajo qe mund te them eshte se kerkesat tyre kane te beje me kalimin e kompetencave per librezat, si dhe perllogaritjen e pageses sociale", ka pohuar drejtori i Politikave ne Ministrine e Punes, Gjergj Leka. Sipas tij, per sa i perket perllogaritjes se pageses sociale, Ministria nuk mund t'i rishikoje pasi eshte shkelje e ligjit. Ne te gjithe vendin numerohen rreth 10 mije persona te verber, 10 per qind prej tyre te lindur me kete paaftesi. Rreth 7 per qind jane femije, pjesa tjeter e kane humbur driten e syve per shkak te semundjeve te ndryshme, te kaluar gjate jetes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›