E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te papunet mundesi punesimi online

Qe prej muajit qershor, Zyra e Punesimit ne Tirane dhe ajo ne qytetin e Korces kane nisur te perdorin sistemin informatik te punesimit. Keshtu te interesuarit, per nje vend pune, mjafton te paraqiten ne zyrat e punesimit ne qytetet perkatese dhe te aplikojne. Kjo vlen edhe per punedhenesit, te cilet jane te interesuar per punetore. Sipas drejtorit te Formimit Profesional prane Sherbimit Kombetar te Punesimit, Neshat Zeneli tha se kjo procedure eshte shume e thjeshte. "Mjafton qe te interesuarit te hedhin te dhenat e tyre ne zyrat tona dhe jane vete kompanite apo bizneset, te cilet zgjedhin punonjesit e tyre. Por ndodh edhe e kunderta, kur biznesi apo aktiviteti kerkon nje punonjes dhe ky i fundit mund te aplikoje nese ploteson kriteret", eshte shprehur Neshat Zeneli, drejtor i Sherbimit Kombetar te Punesimit. Vetem per muajin janar, nga aplikimet kane perfituar pune rreth 168 persona. Nderkohe, sipas te dhenave numri i personave qe aplikojne me shume, jane me arsim tete-vjecar dhe jane te moshes mbi 45 vjec. Sipas drejtorit te formimit profesional Neshat Zeneli, tashme eshte duke u pare mundesia per nje perdorim online nga te gjithe, i ketij sherbimi dhe shtrirjen e tij dhe ne qytete te tjera te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›