E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet autoklava e urgjencës së Kardiologjisë, pezullohen operacionet

Urgjenca e kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, nuk ka kryer operacione prej disa ditësh. Shkak është bërë djegia e autoklavës, sterilizuesja e pajisjeve mjekësore pa të cilat nuk mund të kryhen operacionet. Defekti i autoklavës pranohet dhe nga drejtoria e QSUT-së, e cila ka deklaruar dje përmes zyrës së shtypit se autoklava

e sterilizimit të pavijonit të kardio-kirurgjisë ka pësuar një defekt për shkak të djegies së rezistencës. Drejtoria e QSUT-së është njoftuar ditën e enjte paradite për defektin dhe një ditë më pas ka firmosur për blerjen e pajisjes me anë të prokurimit të drejtpërdrejtë. Procedurat për rregullimin e aparaturës pritet të përfundojnë brenda dy ditëve, është shprehur drejtori i QSUT, Ilir Dashi. Sipas drejtorisë, për pacientet e urgjencës, sterilizimi i pajisjeve bëhet në Spitalin Francez për shkak të afërsisë që kanë njëri me tjetrin këto godina.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›