E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet banesa në Durrës, vdes nga asfiksia i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, kur një i moshuar ka gjetur vdekjen për shkak të zjarrit të fuqishëm që i ka shkrumbuar atij banesën. Pikërisht tymi i dendur që është krijuar si pasojë e zjarrit, ka asfiksuar të moshuarin, i cili nuk ka mundur të dalë nga banesa në kohë e të shpëtojë. Nazmi Alimekta, i cili ishte i vetëm në shtëpi kur kanë rënë flakët, ka gjetur vdekjen dhe policia nuk e ka përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë së Durrësit, rreth orës 05:30 minuta në lagjen numër 4, rruga "Skëndërbeu", në një apartament pesë katësh ku banonte familja Alimetka, ka rënë flakë dhe për rrjedhojë është djegur i zoti i shtëpisë, shtetasi Nazmi Alimetka, i cili në momentin e rënies së zjarrit ishte i vetëm në banesë. Të parët që kanë parë flakët, kanë qenë fqinjët e Alimetkës që kanë lajmëruar zjarrfikësit që edhe pse kanë ardhur menjëherë nuk kanë mundur të shpëtojnë të moshuarin. Sipas specialistëve, nga djegia është krijuar shumë tym dhe mungesa e oksigjenit në shtëpi, ka bërë që i moshuari  të asfiksohej dhe të vdiste brenda një kohë të shkurtër. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e zjarrit që dyshohet të ketë qenë aksidentale. Sipas policisë në momentin që ka rënë zjarri, flakët janë përhapur në një pjesë të dhomës, ndërsa për shkak të tymrave që ka lëshuar, i moshuari nuk ka mundur ti rezistojë duke vdekur nga asfiksia. Grupi hetimor, i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me zjarrfikëset ka arritur në përfundim se 56- vjeçari në kohën që po ngrohej me kalorifer, një batanije të cilën e kishte hedhur sipër ka marrë flakë. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një pjesë të mirë të orendive të banesës, ndërsa viktima nuk ka mundur të lëvizë dhe për shkak të gjendje së tij shëndetësore, ndërsa është asfiksuar nga tymi. Situata është vënë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër dhe zjarri është shuar krejtësisht, por nuk ka mundur të shpëtojë 56- vjeçari fatkeq, që ka gjetur vdekjen në banesën e tij të shkrumbuar. Kjo është një tjetër ngjarje e hidhur që shënohet brenda pak ditësh me shkak asfiksinë, duke lënduar familjet shqiptare. Vetëm pak ditë më parë, një familje prej 9 personash në Vlorë u asfiksua për shkak të një mangalli që ishte harruar i ndezur deri vonë. Fatmirësisht të gjithë pjesëtarët e familjes shpëtuar  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›