E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania vlerëson progres ekonomik në Shqipëri, ndërpret ndihmën shtetërore

Progresi i mjaftueshëm ekonomik në Shqipëri, ka bërë që Britania e Madhe të ndërpresë programin shtetëror të ndihmës. Departamenti Britanik për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) për afro 15 vjet ka ndihmuar Shqipërinë nëpërmjet programit të tij bilateral. Duke parë progresin që ka bërë Shqipëria në zhvillimin e saj, ai ka marrë vendimin për ta përfunduar programin në fund të muajit Mars 2009, konfirmuan burime nga kjo ambasadë. Në lidhje me këtë sukses të Shqipërisë dhe mbylljen e zyrës së DFID, Ambasada Britanike do të organizojë javën e ardhshme një ceremoni, ku mësohet se do të jenë të ftuar të marrin pjesë Kryeministri, ministrat dhe nëpunës të lartë të ministrive me të cilët është bashkëpunuar gjatë këtyre viteve, përfaqësues të komunitetit të donatorëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ndërsa nga Londra pritet të vijë Anthony Smith, Drejtor për Evropën dhe Marrëdhëniet me Donatorët në DFID.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›