Berat, kartat e identitetit, përplasje gabimesh ndërmjet gjendjeve civile
Ka vazhduar i vakët procesi i kartave të identitetit në qytetin e Beratit. Aplikimet në zyrat e rajoneve 2, 3 dhe 4 ka qenë herë pas here me pengesa. Kjo sipas operatoreve ka ardhur si pasojë e vonesës së lidhjes me internet, pasi për një aplikim është dashur rreth 20 minuta të përfundoj. Gjithashtu shumë prej banorëve janë paraqitur me identitet të ndryshëm nga ai që figuron në kompjutera.
Kurse një pjesë tjetër ka pasur probleme ortografike me emrat e tyre në regjistrat themeltarë të gjendjes civile. Nga zyrat e gjendjes civile bëhet e ditur se sinjali i interneti është shumë i dobët gjë e cila ka vështirësuar nxjerrjen e certifikatave. Po sipas tyre, problem më i madh mbetet aplikimi i personave që kanë bërë ndryshimin e emrit. Emrat e rinj janë hedhur në regjistrin themeltar por nuk është bërë hedhja e tyre në kompjutera. Në momentin e aplikimit këta persona kanë pasur të regjistruar emrat e vjetër. Punonjësit thonë se për këtë problem i janë drejtuar qendrës në rrethin e Tiranës, por deri tani nuk ka pasur asnjë zgjidhje.
Ndërsa në lidhje me verifikimin e adresave të qytetarve, nënkryetari i Bashkisë së Beratit, Stavri Ceca, në një prononcim për gazetën tonë saqron se janë ngritur grupet e punës për të bërë verifikim të adresave dhe deri në fund të muajit shkurt procesi do të jetë i mbyllur. "Ne kemi bashkëpunim me kryetarët e rajoneve bashkiake për të orientuar qytetarët në numrat ekzaktë të banesave të tyre për ti pasur pikë orjentuese të adresës për aplikimin..
Por edhe pse grupet për verifikim të adresave tashmë janë ngritur, problemet e dala midis zyrave të gjendjes civile dhe komjuterave që bëjnë aplikimin për kartat, janë, ato që kanë vështirësuar më shumë vonesat në aplikimin e qytetareve për kartat biometrike të identifikimit. Ndërsa në postën shqiptare deri në mesditë shitja ka vazhduar me rreth 1100 kuponë.