E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, startojnë provimet e prapambetura në universitet

Pas disa ditë pushimesh për t'u përgatitur, dje studentët e universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës kanë mbushur përsëri auditorët për t'ju kthyer provimeve të prapambetura. Sipas zv/rektorit të këtij universiteti, prof. Engjëll Licaj, sezoni i sivjetshëm do të jetë ndryshe nga sezonet e mëparshme. Ai përmend faktin se këto provime mund të quhen figurativisht edhe provimet e vjeshtës sepse sipas vlerësimit të ri, në këtë sezon do të jepen provim thuajse 40 % e lëndëve që kanë ngelur pa u dhënë nga studentët gjatë provimeve semestrale. Ai thekson gadishmërinë e trupës mësimdhënëse për provime të shpejta dhe të sakta dhe ndërkohë që po ashtu vlerëson edhe gatishmërinë e studentëve për t'ju përgjigjur me një përgatitje më të mirë këtyre lëndëve. Në të vërtetë, me sistemin e ri të dhënies së provimeve, duhet pranuar fakti se studentët e këtij universiteti i janë kthyer më shumë librave dhe tashmë me të vërtetë I ka zënë frika për mbetjen e tyre në shkollë. Ashtu siç e kemi theksuar edhe ne disa herë, shumë studentë të këtij universiteti shkonin në provime pa u trembur pasi më parë kishin marrë një "ok" për kalim nga pedagogët që tashmë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë shumë lehtë sepse provimet kontrollohen edhe përmes rektoratit, çka hedh poshtë çdo mundësi ndërhyrjeje, nga pedagogët apo studentët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›