Natën e Vitit të Ri është zhdukur Rajmonda Zefi
07/01/2011 Itali, asnjë gjurmë për nënën e 2 fëmijëve
ITALI - Një grua shqiptare e moshës 30-vjeçare, e quajtur Rajmonda Zefi, u zhduk më 31 dhjetor nga Stiava, zonë pranë Viareggio në Itali. Gruaja i humbi gjurmët pranë zonës ku ka jetuar me partnerin e saj dhe dy fëmijët e vegjël, 3 dhe 8-vjeçarë. Denoncimi për humbjen e shtetases shqiptare është dhënë nga bashkëshorti i saj. Burri 36-vjeçar denoncoi në polici tri ditë më vonë, (më 3 janar 2011) pasi u kthye në banesë dhe nuk e gjeti aty gruan. Policia ka thënë se nuk përjashton mundësinë e konflikteve apo mosmarrëveshjeve në familje, megjithëse Rajmonda Zefi kishte tetë vjet që jetonte me partnerin e saj. Por zhdukja e 30-vjeçares po shikohet me dyshim, pasi ajo është personi i tretë që ka humbur në muajt e fundit në Versilia. Më parë në këtë zonë është raportuar zhdukja e dy personave të tjerë, të moshave 80 dhe 59-vjeçare. Policia ka thënë se gruaja shqiptare kishte tetë vjet që jetonte me partnerin e saj, i punësuar në një familje fermerësh. Policia lokale ka vijuar kërkimet për gjetjen e saj, por pa sukses. Ende nuk dihet asnjë rrethanë e zhdukjes së Zefit, teksa po merren disa dëshmi.