E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO dhe BE përkrahin heshtur Strategjinë për veriun

Sipas burimeve diplomatike nga Brukseli, në të cilat thirret e përditshmja Koha Ditore, edhe pse formalisht NATO-ja dhe BE-ja nuk prononcohen për strategjinë për veriun, askush nuk e kundërshton zbatimin e kësaj strategjie, ndërsa shumë shtete e shohin si urgjente zbatimin e saj, “sepse situata e tillë në veri nuk mund të tolerohet më”.Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Peter Feith, kanë folur të premten në Bruksel në një mbledhje joformale të Këshillit të NATO-s dhe të vendeve që kontribuojnë në misionin e KFOR-it në Kosovë e që nuk janë anëtare të Aleancës.Për shkak të natyrës joformale të takimit, nga zyrtarë të NATO-s nuk është dhënë ndonjë deklaratë publike, pos që është konfirmuar se takimi ka ndodhur dhe se "është biseduar për situatën në Kosovë dhe për bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe pranisë së BE-së në Kosovë, i cili bashkëpunim është i shkëlqyeshëm", njofton kjo e përditshme.Në këtë takim, sipas këtyre burimeve, më së shumti është folur për situatën në veri të Kosovës dhe për nevojën që sa më parë të zbatohet strategjia për veriun e Kosovës. /Koha/start/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›