SHBA, BE dhe Japonia akuzojnë Kinë

Elemente të Tokës së radhë
SHBA, Japoni dhe BE kanë ngritur një akuzë në Organizatën Botërore të Tregtisë ndaj Kinës se po sfidon kufizimet për eksportit e tokës së veçantë dhe mineraleve.
Ishte Presidenti Barak Obama i cili nga Shtëpia e Bardhë, akuzojë Kinë për thyerjen e marrëveshjes OBT-së.
Toka e radhë është e domosdoshme për pordhimin e produkteve të teknologjisë së lartë, makinave hibride dhe ekraneve të televizorëve të sheshtë.
Kjo është çështja e parë në Organizatën Botërore të Tregtisë që bën bashkë SHBA-në, BE-në dhe Japoninë.
Ato argumentojnë se duke limituar eksportin, Kina, e cila është prodhuesja e 95% e metaleve të tokës së radhë në botë, ka ngritur çmimin.
Dyshohet se Pekini ka implementuar kuotë për eksportin e këtyre 17 metaleve që quhet tokë e radhë në mënyrë që çmimi i saj të mos rritet për Kinën por për vendet e tjera. Kjo do të përbënte avantazh për industrinë e saj. /F.Stafa/