E Shtunë, 31 Tetor 2026

France, Le Pen: Do garoj për presidente

Marine Le Pen

Liderja e së djathtës radikale në Francë, Marine Le Pen është shprehur se do ti bashkohet garës presidenciale. Kandidatja e Frontit Kombëtar e cila është e treta në sondazhe, ka bërë të ditur se po kërkon mbështetjen e mjaftueshme që do ti jepte të drejtën për të garuar për presidente.

Sondazhi i fundit i Ifop nxjerr në krye Nikola Sarkozinë, për herë të parë që prej nisjes së fushatës. Por sondazhi i jep fitoren rivalit të tij socialist Francois Hollande në raundin e dytë.

Sipas këtij sondazhi, Sarkozi do të marrë 28.5% të votave në raundin e parë që do mbahet me 22 prill, ndërsa Hollande merr 27% dhe Le Pen 16%. Kandidati i qendrës Francois Bayrou është në kuotën e 13%. Sondazhi tregon se në raundin e dytë që do të mbahet në maj, Hollande mund të marrë 54.5% deri në 45.5% të votave. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›