Zgjedhjet lokale serbe, pjesërisht edhe në Kosovë

Sllavica Gjukiq Dejanoviq
BEOGRAD- Zgjedhjet lokale në Serbi do të mbahen më 6 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare, ka thënë të martën kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq.
Ajo ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për këshilltarët në qeveritë komunale.
Ajo ka thënë se zgjedhjet nuk do të mbahen në 17 komuna, meqë ende nuk u ka skaduar mandati autoriteteve komunale, duke përmendur këtu edhe komunat kosovare të Prishtinës, Pejës, Leposaviqit, Mitrovicës dhe Novobërdës.
Gjukiq Dejanoviq citohet nga mediat serbe të ketë thënë se Qeveria e Serbisë në bashkëpunim me UNMIK-un do të ndërmarrë të gjitha veprumet e nevojshnme në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve edhe në Kosovë.
Ne jemi të oblioguar të respektojmë Rezolutën 12 44 dhe pres që Qeveria e Serbisë të ngrisë një trup shtetëror, i cili në bashkëpunim me UNMIK-un do të shqyrtojë të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me zgjedhjet në Kosovë. Ne jemi të olbiguar që ta respektojmë edhe Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 12 44, ka thënë Gjukiq-Dejanoviq.(rel)