Digjet fondi për armatimin e policisë

Digjet fondi për armatimin e ri të policisë. Tenderi për armatimin e policisë shqiptare është anuluar, duke shtyrë kohën që uniformat blu të marrin armët e reja sipas standardeve të kërkuara.
Edhe një vit, policia do të mbetet me armatimin e vjetër, që ka qenë tejet problematik, pasi është prodhim i pakolauduar.
Sipas informacioneve brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka ardhur për disa arsye. Një ndër këto arsye kanë qenë edhe problemet e kompanisë shtetërore MEICO, e cila është e vetmja që merret me importimin dhe eksportimin e armëve dhe varet nga Ministria e Mbrojtjes.
Burimet e policisë thone se tenderi per armet e reja do te zhvillohet ne vitin 2009.