E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramiz Alia: Dosjet u manipuluan nga gjithë qeveritë

Ramiz Alia, pasuesi i Enver Hoxhës, diktatorit të vdekur më 1985, është në favor të hapjes së arshivave, por ai nuk mund të fshehë skepticizmin e tij kur thotë: "Duhet të hapen, por arkivat janë shkatërruar, seleksionuar, manipuluar nga të gjitha qeveritë". (që nga koha e rënies së komunizmit).

"Hapja e tyre nuk do të sjellë asgjë të vlefshme për shoqërinë", tha per AFP-në, ish presidenti i fundit komunist në Shqipëri. Burime të shumta konfirmojnë se kjo zhdukje e arkivave dhe përdorimi i tyre për arsye të ndryshme ka filluar që në vitin 1991, me udhëheqësit e vjetër komunistë, një praktikë që ka vazhduar më pas edhe nga të gjithë udhëheqësit e qeveritë e tjera në vite.

Gjatë rebelimit të armatosur në 1997-ën, një pjesë e arkivave të shërbimit sekret, të vendosura në një tunel që i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes, afër Tiranës, u vodh dhe u hodh në lumë nga njerëz të armatosur në kërkim të rezervave të arit.

Në arkivat e Ministrisë së Brendshme ka vetëm 30000 dosje, e në përgjithësi ato i përkasin personave të panjohur ose ish-bashkëpunëtorëve tashmë të vdekur.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›